Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit sot në orën 15:30 ku do të pritet me ceremoni zyrtare.

Më pas, autobusi i kuqezinjve do të niset drejt Tiranës. Ndalesa e parë e tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ku ekipit kombëtar do t’i jepet çelësi i Bashkisë.

Në agjendë është parashikuar pritje edhe në ministrinë e Jashtme, ku i gjithë stafi do të pajiset me pasaporta diplomatike, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama pas fitores me Rumaninë.

Edhe kreu i Qeverisë ka parashikuar pritje për futbollistët në Kryeministri dhe ndalesa e fundit do të jetë tek ‘Fan Zone’ në sheshin Nënë Tereza, ku do të takohen me tifozët.

Ja agjenda qe do te ndjeke ekipi kombëtar:

1-Në 15:30 ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit

2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës

3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës

4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike

5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë

6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për kombëtaren.

/RTKLive.com

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE