Me golat e Shkodran Mustafit dhe Bastian Shchweinsteiger, Gjermania e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian.
Gjermanët e mposhtën Ukrainën me rezultat të pastër 2:0.
Shqiptari Shkodran Mustafi realizoi në minutën e 19-të ndërsa Bastian Schweinsteiger në të 93-tën.
Në këtë mënyrë, Gjermania dhe Polonia kryesojnë Grupin C me nga tri pikë, duke e lënë pas Ukrainën dhe Irlandën e Veriut pa pikë.