Kërkuesit nga Kembrixhi bënë të ditur se sipas studimeve kosi mund të ulë riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2.

Artikulli i publikuar në revistën “Diabetologia”, tregon se sa më shumë kos të konsumoni aq më shumë ulet risku (deri në 28%) i prekjes nga diabeti i tipit 2. Në këtë studim morën pjesë 4,255 persona, tek të cilët regjistrohej çdo gjë që ata konsumonin gjatë ditës.

Personat të cilët kishin konsumuar më shumë kos, kishin 24% më pak mundësi të prekeshin nga diabeti, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar kos.

“Nga ky studim del se ka ushqime të veçanta luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2,” tha një prej studiuesve, duke shtuar se kosi mund t’i shërbejë mbarë organizmit. /infokosova.net

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE