Mund të mendoni se letra e kuzhinës prej alumini është e padëmshme për ju, pasi që përdoret pothuajse në të gjitha kuzhinat e botës, por jo nuk është ashtu siç keni menduar.Toksiciteti nga alumini është një problem i rrezikshëm dhe i njohur këto ditë. Ai mund të ndodh edhe nga letrat prej alumini që përdoren gjerësisht pothuajse në çdo kuzhinë të botës.

Çfarë është toksiciteti nga alumini?
Zakonisht toksiciteti nga alumini shfaqet gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Kur trupi i ekspozohet aluminit për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë ai mbetet në trup.
Trupi ka mënyrat e veta të efektshme për të hequr toksinat dhe metalet, por ka disa kufizime edhe në organizmin më të shëndetshëm. Alumini mund të grumbullohet në kockat tuaja, organet dhe në çdo ind tjetër në trupin tuaj, transmeton Lajmi.net.
Sipas një studimi të ri mjekësor, toksiciteti i aluminit është një çështje shumë e rrezikshme. Disa nga simptomat e para të toksicitetit nga alumini janë: dobësim i muskujve, dhimbje të kockave, konfuzion dhe vështirësi në të folur. Nëse toksiciteti i aluminit është paraqitur tek fëmijët, mund të ndikojë në rritjen e tyre ose të manifestohet më vonë në zhvillimin e tyre.
Ka shumë gjendje të tjera të rrezikshme të shëndetit që mund të ndodhin si rezultat i toksicitetit të aluminit, si sëmundje të trurit, probleme me sistem nervor, anemi dhe probleme me mushkëri, transmeton Lajmi.net.
Në një studim të bërë nga ‘Environmental Research’ u vërtetua se embrionet e pulës që i ishin ekspozuar aluminit kishin anomali dhe defekte.

Ku gjendet alumini?
Lëvorja e Tokës përmban shumë alumin, në fakt alumini është metali më i zakonshëm në të. Sipas Medspace, trupi nuk ka nevojë për alumin nga shikimi fiziologjik. Kjo është edhe arsyeja pse është e çuditshme që ky metal të përfshihet në ushqim dhe ajër aq shumë.
Alumini gjendet edhe në shumë ilaçe. Më së shumti gjendet në aspirina, medikamente me recetë dhe multivitamina, kështu që nëse i përdorni këto, ju jeni më të prirë që të prekeni nga toksiciteti i aluminit, transmeton Lajmi.net.

Ju mund të jeni duke konsumuar alumin edhe gjatë ngrënies së ushqimeve. Enët për gatim të cilat përdoren zakonisht në kuzhinë janë të punuara kryesisht nga alumini. Kontenjerët e magazinimit janë të bërë nga alumini gjithashtu. Metali mund të depërtoj në ushqim shumë lehtë, sidomos kur ushqimi mbështillet me letër alumini – letër kjo e cila përdoret shumë në kuzhinë.

Kështu që, nëse e përdorni këtë letër apo punoni në një minierë, ju jeni duke konsumuar alumin vazhdimisht. Konsumimi dhe kontakti me këtë alumin nuk është aq i rrezikshëm sa edhe thithja e tij përmes frymëmarrjes apo ngrënia përmes ushqimit. / Reporteri

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE