Shkenca sqaron se pse këmbët tuaja mbajnë erë të keqe dhe çfarë të bëjmë rreth kësaj.

Së pari, pse.

Në kundërshtim me besimin popullor, nuk është e vërtetë që djersa shkakton erën e keqe. Së paku jo në mënyrë direkte.

Djersa është në të vërtetë pa erë, por era e keqe shkaktohet kur bakteret përzihen me lëkurën tuaj të vdekur dhe të djersitur të bllokuar në këpucë.

1. Larja dhe pastrami: Lajini këmbët tuaj me sapunin antibakterial dhe përdorni shkumën apo gurin për eliminim të lëkurës së vdekur.

2. Çorapet: Sigurohuni që çorapet tuaja janë të bëra më material natyral dhe që lejon depërtimin e ajrit, si p.sh. pambuku, dhe sigurohuni që t’i vishni çorapet e pastra dhe të freskëta çdo ditë.

3. Përdorni deodorant: E dini deodorantin që e përdorni në nënsqetullat tuaja? Epo, atë mund ta përdorni po ashtu edhe në këmbët tuaja. Me të vërtetë.

Pra është kaq e thjeshtë. Tani nuk keni më arsyetime për erën e keqe të këmbëve tuaja.

Faleminderit, shkencë! / reporteri.net

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE