Zakonisht të gjithë acarohen apo irritohen kur shohin në Facebook statuse pafund të çifteve të vetëkënaqura të ekzaltuar nga marrëdhëniet e tyre të mrekullueshme.
Por edhe më keq janë ata njerëz që ndjejnë nevojën për tu treguar të gjithëve seancat e tyre muskuloze në palestër apo që postojnë foto të drekave të tyre super të shëndetshme.
Një studimi i ri ka zbuluar se njerëzit që postojnë përditësime të statuseve në Facebook lidhur me partnerët e tyre romantike, kanë vetëbesim të ulët ndërsa ata që hedhin foto nga palestra besojnë se janë të rëndësishëm.
Psikologët në Universitetin Brunel në Londër kanë bërë një anketë me përdoruesit e Facebook për të parë se çfarë thonë për ta, përditësimet e tyre të statusve në Facebook.
Në studim u përfshin 555 njerëz.
Në përfundim doli se njerëzit, të cilët mburrem për jetën e tyre në çift janë më të pasigurt, ndërsa të varurit pas palestrës janë dhe të varurit pas një jete sa më të shëndetshme janë zakonisht narcist.
Ky studim zbuloi se:
-Njerëzit me vetëbesim të ulët shumë shpesh postojnë përditësime të statuseve në lidhje me partnerin e tyre aktual
-Shpesh narcistët postojnë arritjet e tyre, gjë e cila motivohet nga nevoja e tyre “për vëmendje dhe për tu dukur të vlefshëm nga komuniteti i Facebook”
-Këto përditësime gjithashtu marrin edhe një numër më të madh të pëlqimeve dhe komente, duke forcuar edhe më shumë ndjenjën e të gjithëpushtetshmit tek narcistët.
-Narcistët shkruajnë gjtihashtu më shumë statuse për dietën dhe ushtrimet e tyre rutinore. / Reporteri