Mediat serbe, apo më sakt gazeta e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, ‚Informer‘, është munduar t’i hakmerrët kryeministrit shqiptar Edi Rama, për atë që ky ua bëri gjatë vizitës së parafundit në Beograd, por edhe për prezantimin e fuqishëm gjatë Samitit Kinez, të mbajtur në kryeqytetin serb.

Kjo gazetë mundohet që përmes një loje fjalësh t’i paraqesë deklaratat e kryeministrit shqiptar në atë formë, kinse ai e paska pranuar se Kosova është Serbi.

Ata në këtë rast marrin deklaratën e Ramës, i cili thotë se, ‚Serbia është fqinji ynë, e jo armiku ynë‘.

Kjo gazetë e cila në Serbi njihet si medium në pronësi indirekte të kryeministrit serb, këtë deklaratë të Ramës e lidh me faktin se Shqipëria territorialisht kufizohet me Serbinë vetëm përmes territorit të Kosovës, transmeton reporteri.net.

‚Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, i cili kishte provokuar me deklaratat e tij për pavarësinë e Kosovës, sot tha Shqipëria dhe Serbia janë fqinjë e jo armiq dhe kështu praktikisht e pranoi se Kosova është një pjesë integrale e Serbisë, pasi ne kufizohemi me Shqipërinë në kufijtë jugor të Kosovës‘, shkruan kjo gazetë.

 
Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Milovan Drecun, i ka thënë gazetës se Rama kishte të drejtë për një gjë, dhe ajo është kur tha se Serbia dhe Shqipëria janë fqinjë, ’sepse Kosova është e jona‘.

‚Rama e pranoi këtë fakt, nëse Zoti na ruajt, ai kur ka thënë ashtu nuk e ka konsideruar territorin e Kosovës si pjesë e territorit të Shqipërisë. Nëse ai do të thoshte këtë të fundit, atëherë deklaratat e tij pajtuese janë vetëm një mbulesë, dhe kjo do të ishte në kundërshtim me të drejtën‘, ka thënë Drecun.

/reporteri.net

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE