Rezultatet paraprake të Exit Poll të IPR Marketing dhe Ora News për koalicionet parashikojnë një fitore të koalicionit të majtë në Durrës dhe në Tiranë ndërsa në Shkodër kryeson koalicioni i djathtë.
Në Tiranë, Erion Veliaj rritet nga sondazhi në sondazh edhe pse me pak pikë duke çimentuar fitoren e tij në bashkinë më të madhe në vend. Ai në këtë sondazh merr 51% të votave kundër 33.5% të kandidatit të djathtë, Halim Kosova.
Erion Veliaj është rritur me 1 pikë nga hera e kaluar, ndërsa Halim Kosova ka mbetur po në vend.
Të njëjtën përqindje ka ruajtur edhe kandidati i pavarur në Tiranë, Gjergj Bojaxhi i cili po bëhet tashmë një realitet në skenën politike shqiptare. Ai ka mbetur në kuotën e 11%, aq sa ishte dhe në sondazhin pararendës.
Ndërkohë vijon Sazan Guri me 3.5%, Arben Tafaj dhe Dhimitër Muslia me nga 0.5%. / RTKLive.com