Në intervistën që dha për AbcNews ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer për herë të parë se pse doli në krah të kreut të LSI-së Ilir Meta në vitin 2011 pas publikimit të videopërgjimit me Dritan Priftin. Berisha tha se këtë e kishte bërë duke besuar në provat që kishte parë. “Nëse Ilir Meta më ka hedhur “hi syve” për 700 mijë euro, do të them se më ka hedhur “hi syve”. Megjithatë, kishte një proces gjyqësor. Në dokumentin që kam parë shkruhej qartë se dëmi i krijuar nga moszbatimi i vendimit të gjykatës ishte 700 mijë euro. A ishte rregulluar kjo më vonë nuk e di, por kishte një gjyq”, – tha Berisha në emisionin “Vendore 2015” të AbcNews.
Duke vijuar të sqarojë ato që ndodhën më pas, ish-kryeministri Berisha Ilir Meta pas dorëheqjes nuk mori asnjë detyrë publike. “E vetmja gjë që kërkoi ishte të bëhet President në vitin 2012, por doli kartoni i kuq, harroje i thashë”, – tha Berisha. / Lapsi.al