Por, kjo nuk u ka pëlqyer shumë vendësve e as grupeve të djathta radikale izraelite, të cilat para ndërtesës së Komunës në periferinë Rishon Lezion kanë protestuar zëshëm kundër lidhjes së kësaj martese.

“Vdekje arabëve!”, bërtisnin nja 600 sish.

Ndër të tubuarit kishte edhe të tillë që e mbështesnin dashurinë e çiftit të ri, kështu që Policia kishte punë shtesë, sepse tërë kohën ishin të detyruar t’i qetësojnë tensionet.

Grupi ultrakonservativ “Lehav” (Organizata për pengimin e asimilimit në Tokën e Shenjtë) që më parë i kishte paralajmëruar protestat.

Me anë të “Facebook”-ut kanë ftuar qytetarët të vijnë me transparente dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre me këtë bashkim. Ndonëse, çifti kishte kërkuar nga shteti t’i ndalojë, ia kanë dalë të kenë vetëm mbrojtje policore. Thonë se edhe disa ditë para kurorëzimit u janë nënshtruar fyerjeve dhe kërcënimeve me vdekje.

Ky grup në të kaluarën shpesh i ka keqtrajtuar çiftet arabo-izraelite më së shpeshti nën parullën “T’i mbrojmë vajzat tona hebreje”.

“Unë jam i lumtur dhe i prekur nga përkrahja që kemi marrë nga shumë njerëz të panjohur. Të tjerat fare nuk më interesojnë”, ka thënë dhëndri për televizionin izraelit. /Telegrafi/

 

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE