I plotësuar:  Rasti ka ndodhur në katin e tretë të "Albi Mall", ku roja e qendrës tregtare e ka parë grabitësin duke tentuar të vjedhë një kasafortë me të holla, dhe me ç’rast në tentim për ta penguar grabitësin, ky i fundit e ka qëlluar për vdekje, kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.

Viktima mësohet të jetë 44- vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se ai ka ndodhur rreth orës 1:30 pas mesnatës, kur edhe është pranuar informata se në atë lokacion është duke u bërë një vjedhje në proces, dhe se një person ka marrë plagë në gjoks.

Ndërsa nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja, dhe njësitë relevante, sipas zëdhënësit Hoxha, kanë ndërmarrë veprimet fillestare.

“Policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka intervistuar disa persona dëshmitar. Hetimet me rastin janë duke vazhduar”, ka thënë ai.
 

______________________________

Sot në orët e para të mëngjesit tre persona kanë hyrë në qendrën tregtare ‘Albi Mall’ dhe kanë vrarë një person që ka punuar si roje sigurimi.

Sipas burimeve të KosovaPrres, që të tre personat kanë qenë të maskuar dhe janë takuar në katin e tretë të kësaj ndërtese.

Ende nuk ka të dyshuar për këtë vrasje.

/Reporteri.net/

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE