Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, ka thënë se partitë opozitare po synojnë të marrin pushtetin përmes organizimit të protestave.

Ajo ka thënë se përtej kërkesës për shkarkimin e Jabllanovicit dhe Ligjit të Trepçës opozita po synon ndërrimin e pushtetit përmes rrugës.

“Tashmë është e qartë se agjenda është e qartë politike. Përtej Jabllanovicit, përtej Ligjit të Trepçës, kjo agjendë ka të bëjë më tepër me ndërrimin e forcave që dëshirojnë të qeverisin me Kosovën”, ka thënë Kusari.

Zëvendëspresidentja e AKR’së ka thënë se partitë kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit dhe duhet të gjejnë zgjidhje brenda institucioneve.
“Besoj se është tepër e rëndësishme të kuptojnë se përderisa mbahen zgjedhjet e lira dhe demokratike, përderisa partitë i pranojnë këto zgjedhje dhe nuk i kontestojnë, atëherë, duhet të synojnë që zgjidhjet t’i gjejnë brenda Kuvendit dhe brenda institucioneve të Kosovës”, ka thënë Kusari, për RTV21

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE