Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucait, ka konfirmuar pjesëmarrjen e organizatës qe ai drejton se do të jetë prezentë në marshin paqësor të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kundër arrestimit të Ramush Haradinajt nga ana e autoriteteve serbe.

 Gucati këtë veprim të shtetit francez e ka vlerësuar të turpshëm.

“I kemi ftuar të gjithë veteranët e luftës të UÇK-së, të marrin pjesë në mbrojtje të Ramush Haradinajt duke kërkuar drejtësi. Kjo është turp për shtetin francez. Një shtet qe llogaritet demokratik të bëjë këtë veprim është e papranueshme”, ka thënë Gucati për ‘Indeksonline’.

Ai pret qe marshi protestues të jetë i qetë.

“Ne i bëjmë thirrje ambasadës franceze në Prishtinë, qe të ndikoj në shtetin e vet që të lirohet gjenerali sa me shpejtë dhe të mos merret me akuza të krimineleve. Ata janë kriminel”, ka shtuar Gucati.

Ndryshe, edhe dy partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, kanë konfirmuar për ‘Indeksonline’, se do të jenë prezent në marshin paqësor kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj./Indeksonline/

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE