Largimi i Xhabir Hamitit nga posti i dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë siç edhe pritej ka dalë të jetë i padrejtë.

Këtë vendim e ka dhënë sot Gjykata e cila ka gjetur parregullsi dhe shkelje të procedurës në raport me shkarkimin e Hamitit nga pozita e U.D. së dekanit nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vet për Zërin, Xhabir Hamiti i cili ka thënë se uron që gabime të tilla të mos ndodhin më.

“Ndihem mirë sepse edhe pse vonë, e drejta e jonë e mundimshme dhe angazhimi ynë permanent për ruajtjen e autonomisë akademike dhe administrative të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë u vërtetua zyrtarisht.

Urojë që gabime të tilla të mos përsëriten më nga askush dhe që procedura e dekanit të FSI-së të kthehet në pikën ku është shkelur padrejtësisht, si ndaj meje e ashtu edhe kolegëve të mi”,ka thënë Hamiti.

 

xhabir.jpg

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE