Xhaxhai Tahir Balliu shprehet se nuk di asgjë për nipin e tij 24-vjeçar, përveç lajmeve të dhëna. Gjithashtu, ai thotë se familja nuk di asgjë edhe për vëllain e tij dhe bashkëshorten, prindërit e Idajetit që gjithashtu janë larguar drejt Arabisë Saudite.

“Nëse është e vërtetë që ata i kanë mashtruar, u kanë thënë për studime dhe i kanë bërë ekstremistë, Zoti i ndëshkoftë! Nuk do të gjejnë kurrë paqe”, thotë Tahir Balliu.

Po ashtu, fqinjët shprehen se familja Balli njihej si familje e mirë.

“Me gjithë shpirt e zemër e them se këta janë mashtruar nga ekstremistët. Ata nuk janë ekstremistë, në asnjë mënyrë. Ata janë fukarenj. Ai u nis për shkollë andej dhe kush e di kanë vajtur edhe ata. Ne jemi fshat mysliman, e duam fenë islame, por jo ekstremizmin”, thotë një prej fqinjëve.

Idajet Balliu është larguar nga vendi i tij i lindjes dy vjet më parë. Para një muaji ai është parë sërish në fshat dhe më tej asgjë nuk dihet se si 24-vjeçari mbeti i vrarë në Siri. Po ashtu mendohet se edhe prindërit e Idajetit kanë rënë pre e mashtrimeve dhe janë larguar drejt Sirisë.

Familja Balliu jetonte në kushte ekstremisht të varfra në Dragostunjë dhe mendimi për një jetë më të mirë i ka shtyrë ata drejt largimit të përhershëm nga vendlindja. /Top Channel/

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE