Punimet ne autostradën Prishtinë – Han i Elezit i janë ofruar kryeqytetit. Autostrada Prishtinë – Hanë i Elezit është e gjatë 55 kilometra dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2017.

Lidhja juglindore e Prishtinës do të jetë gati në fund të korrikut. “Bechtel & Enka”, kompania ndërtuese e autostradës, ka rritur dinamikën e punës për ta përfunduar këtë pjesë.

“Jemi në pikën që quhet lidhja me M2, dhe kjo është pika ku lidhet rruga 6 me rrugën ekzistuese. Do ta shihni që ekipi që po vjen në këtë drejtim, po sillen të gjitha aktivitetet në këtë pjesë. Siç do ta shihni edhe në dizajn, ajo që po bëjmë është se do të ketë një lidhje të mirë në rrugën ekzistuese”, tha Menaxheri i projektit “Bechtel & Enka”, Chris Jennions.

Në punët që bën Bechtel-Enka është vështirë të pranohet fakti që punimet mund të kalojnë afatin që e ka parashikuar kompania.

“Që nga momenti që bëmë ceremoninë e hapjes, objektivi jonë ka qenë që kjo rrugë të hapet në pikën e trafikut dhe ne jemi brenda planit që kjo pjesë të hapet kur trafiku të jetë i rënduar. Plani ynë është që brenda korrikut ta kemi përfunduar këtë pjesë”, tha ai.

Shtrimi i asfaltit është një pjesë e rëndësishme e autostradës. Menaxheri që merret me këtë element të fundit të autostradës, thotë se kushtet atmosferike lejojnë shtrim të mirë të asfaltit.

“Të gjitha aktivitetet po shkojnë siç ishte planifikuar, po ajo që mund vërej në këtë moment, është që po punohet dhe po shtrohet në drejtimi të asaj që do të hapet, pra të gjitha punimet po shkojnë në atë drejtim dhe punohet në nyjën lidhëse“, tha menaxher i shtrimit të asfaltit, Mehmet Taktak.

Ndërtimi i Autostradës për Shkup, ka filluar para afro një viti. Deri tash janë hapur për punë afër 10 kilometra, ndërsa puna kryesore është përqendruar në lidhjen e kësaj rruge në juglindje të Prishtinës.

Autostrada Prishtinë – Hanë i Elezit është e gjatë 55 kilometra dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2017. E gjithë rruga po financohet nga buxheti i Kosovës në vlerë prej 600 milionë eurosh. / RTKLive

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE