Në 24 orët e fundit, në rrugët e Kosovës janë regjistruar gjithsejtë 57 aksidente, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Në krahasim me 24 orëshin e kaluar, vërehet se ka një rënie të këtyre shifrave duke qenë se një ditë më parë, Policia njoftoi për gjithsejtë 76 aksidente, e që i bie 19 më shumë.
Megjithatë, brenda 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një aksident me fatalitet, i ndodhur në fshatin Fshaj të Komunës së Gjakovës.
Në raport të Policisë raportohet edhe për 1292 tiketa trafiku të shqiptuara, 22 arrestime dhe 9 persona që janë ndaluar në mbajtje. / RTKlive.com