1) Pse na ka krijuar Allahu? – Allahu na ka krijuar që ta adhurojmë dhe të mos i bëjmë Atij shok në adhurim. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që
të më adhurojnë.” (Dharijat: 56) dhe hadithi i Pejgamberit alejhi selam: “Detyra e robërve ndaj Allahut është ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë Atij shok në adhurim”. (Mutefikun Alejhi. Transmeton
Buhari dhe Muslimi)

2) Ç’do të thotë fjala ibadet (adhurim)? – Termi el-ibade është term që përfshin çdo vepër që kryhet e që e do Allahu si p.sh. duaja, namazi, frika etj. Allahu thotë: “Thuaj: ‘Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve.” (En’am: 162) Muhamedi alejhi selam duke transmetuar fjalët e Allahut në hadith kudsij thotë: “Vepra më e mirë dhe më e dashur me të cilën robi Im mund të më afrohet Mua është ajo të cilën ia kam bërë farz (obligim i domosdoshëm)”.
(Transmeton Buhariu)

3) Cilat janë llojet e ibadetit (adhurimit)? – Llojet e adhurimit janë të shumta, këtu po përmend vetëm disa, p.sh. adhurim është lutja, frika, shpresa, mbështetja, frikërespekti, kurbani, rukuja (përulja), sexhdja, tauafi (tauaf d.m.th. të rrotulluarit rreth Ka’bes), betimi, të gjykuarit etj.

4) Si ta adhurojmë Allahun? – Allahun duhet ta adhurojmë ashtu siç na ka urdhëruar Ai dhe i Dërguari i Tij alejhi selam Allahu thotë: “O ju besimtarë, respektojeni Allahun dhe të Dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja.” (Muhamed: 33) I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Kushdo që në fenë tonë shpik diçka të re, ajo është e refuzuar (d.m.th. është e papranueshme).” (Transmeton Muslimi)

5) A e adhurojmë Allahun duke pasë frikë nga dënimi i Tij dhe duke shpresuar mëshirën e Tij? – Po, pikërisht kështu e adhurojmë, ngase Allahu i urdhëron robërit e Tij duke thënë: “Dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën) …” (Araf: 56) I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Lus Allahun që të më dhurojë Xhenetin dhe kërkoj mbrojtje tek Ai nga Zjarri i Xhehenemit.” (Transmeton Ebu Daudi me sened të vërtetë.)

6) Ç’është ihsani në adhurim? – Ihsan do të thotë të kesh në mend mbikëqyrjen e Allahut gjatë adhurimit. Allahu thotë: “I Cili të sheh kur ti ngrihesh në këmbë, (e sheh) edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.” (Shuara: 218-219) Muhamedi alejhi selam thotë: “Ihsan është ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh edhe pse nuk e sheh Atë, Ai ty të sheh.” (Transmeton Muslimi)

Muhamed Xhemil Zejno

 

/ Xhamite e Tiranes /

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE