Britania e Madhe do të investojë 27 milion euro në qytetin e Skenderajt në një fabrik për procedimin e panxhar sheqerit. 

Përmes një komunikate Komuna e Skenderajt ka njoftuar se të mërkurën më 24 qershor Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do ta vizitojë Skenderajn ku do të njoftohet për së afërmi.

“Të mërkurën, 24 Qershor, nga ora 9:00, Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do të vizitojë Komunën e Skenderaj dhe do të takojë Zëvendës Kryetarin e Komunës, Fadil Nura.

Ambasadori do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” dhe do të ketë kënaqësinë të njoftojë për investimin e ri Britanik në Kosovë. “DarkStar” do të fillojë një biznes të ri në Skenderaj, do të ndërtojë fabrikën për procesimin e panxhar sheqerit, ndërtimi i cilit do të zgjas 8 muaj.

Investimi i ri Britanik në Kosovë do të kapë vlerën prej afro 27 million euro. Ky biznes do të punësojë 400 punëtorë dhe në mënyrë indirekte do të punësojë disa mijëra bujq në regjionin e Drenicës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Skenderajt. / Reporteri

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE