Sipas hulumtimit të tregut nga kompania zvicerane ICERTIAS, IPKO është marka më e besueshme në tregun e telekomunikimit në Kosovë, për raportin cilësi dhe çmim.
Përdoruesit kosovar të shërbimeve të telekomunikimit e kanë zgjedhur IPKO-në si ofruesin e tyre të preferuar për telefoni mobile, internet në mobil, televizion kabllor digjital, si dhe internet me brez të gjerë, duke bërë që IPKO të fitojë medaljet e Best Buy Award në të gjitha kategoritë e shërbimeve, për raportin cilësi dhe çmim për vitet 2015 / 2016.
“Best Buy Award e konfirmon se IPKO ka standarde të larta të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të saj, ndërsa i ofron ato me çmimet më të volitshme të mundshme. Ne jemi të nderuar për besimin e konsumatorëve tanë, ndërsa mbesim të motivuar që ta udhëheqim tregun kosovar me produkte inovative dhe shërbime cilësore” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Këto rezultate janë nxjerrë nga sondazhi i parë i kërkimit i Best Buy Award në Kosovë, i cili u krye nga organizata zvicerane ICERTIAS. – International Certification Association GmbH. Organizata mat përvojat dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve me raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve dhe shërbimeve të tregtuara. Kërkimi u krye për Kosovën në muajin prill 2015.
Si pjesë e sondazhit të kërkimit të Best Buy Award, të anketuarit u pyetën se çfarë mendonin se përfaqësonte raportin më të mirë midis çmimit dhe cilësisë, specifikisht vlera më e mirë për paratë e tyre sipas përvojave të tyre personale me produkte ose kategori specifike shërbimi në tregun kosovar.
Kërkimi në Kosovë përfshinte 50 kategori të ndryshme ekonomike në sektorë të tillë si shitjet me pakicë, ushqimi, këpucët, veshjet, kozmetika, pajisjet elektroshtëpiake, telekomunikacionet dhe financa.
Juria e Best Buy Award janë vetë përdoruesit e shërbimeve dhe produkteve që ata i zgjedhin për t’i blerë. / RTKLive