Bazat ajrore të NATO-s që u përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë
Në vitet 1908-1912, patriotët shqipëtarë e kishin orientuar Shqipërinë drejt perëndimit, ku kishim mbështetjen dhe ndihmën e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, e padyshim më pas edhe të SHBA-së, derisa Gjermania ishte mbështetëse e tërthortë e vendit tonë sepse ajo mbështeste Austro-Hungarinë. Gjatë periudhës 1912-1989, ishte periudhë ogurzeze për mbarë Kombin Shqipëtar. Shqipëria ishte fundosur në ideologjinë komuniste, staliniste e kineze. Shqipëtarët nën Jugosllavi, të indoktrinuar nga ideologji orientale, komuniste, jugosllaviste, titiste, turkofiliste, islamofile, nuk paraqiteshim fare si faktorë.
Fatmirësisht pas Luftës së II Botërore, gjegjësisht në demostratat e mes viteve 60, ashtu edhe më të organizuara të viteve 80, e pastaj 90 të shekullit të shkuar, tregonin për rizgjimin kombëtar, të Shqipëtarëve nën ish-jugosllavi. Por edhe më e mira, ishte orientimi kombëtar drejt perëndimit, që çdonjëri nga ne besonim që mund ta arrinim Lirinë, Çlirimina dhe integrimin në strukturat Euro-atlantike. Në sub-koshiencën e çdo qytetari shqipëtar, dihej që zgjidhja e problemit të Shqipëtarëve mund të vije vetëm nga Perëndimi gjegjësisht nga SHBA.
Një diplomat tipik Shqipëtar, ishte Nënë Tereza, pasuar nga Imzot Nikë Prela dhe Mark Sopi, në aparencë të të cilëve pastaj do prijnë politikan të tjerë Shqipëtar.
Serbia ishte mësuar me shfarosjen e Shqipëtarëve, me gjenocidin e viteve 1878-1912, e që t’ia paraqiste Europës perëndimore si luftë kundër turqëve, ashtu edhe në Luftën e I Botërore, pasuar me asimilimin, dëbimin dhe shpërnguljen për në Turqi në vitet 1927-1941, pastaj edhe në Luftën e II Botërore, njejtë edhe pas Luftës së II Botërore. Madje për fat të keq, Serbia ishte mësuar edhe me Luftërat e fundit në ish-jugosllavi, e sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë.
Por më Shqipëtarët nuk ishim turq dhe nuk e quanim veten turq, por ishim rizgjuar.
SHBA ishte shteti vendimtar, që bindi anëtarët e NATO-s dhe guxoi të zgjidhte “nyjën gordiane në Gadishullin Ilirik”. Plani i Operacionit Forcat Aleate, i projektuar nga ushtarakët amerikan e të cilin e pranuan edhe anëtarët e NATO-s, që parashihte bombardimin e Jugosllavisë, për ta detyru që t’i tërhiqte të gjitha forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe dhe jugosllave nga Kosova.1 Ky plan parashihte më shumë se 200 avion ushtarak të SHBA-së dhe 200 shtesë të aleatëve të NATO-s, që të bombardonin caqet ushtarake të Jugosllavisë.2
Operacionin Forcat Aleate e filluan së pari 4 anijet amerikane dhe dy nëndetset Amerikane, pasuar me një nëndetëse britanike dhe 6 ajroplanët bombardues strategjik B-52 të SHBA-së.3 Ky operacion, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s,4 derisa më pas SHBA përdori mbi 650 avion5 e në disa burime deri në 730,6 apo edhe 751 avion amerikan dhe 277 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s,7 e në disa burime deri rreth 325,8 apo maksimumi në 430 të tillë. Në të gjitha 78 ditët që u bombardu Jugosllavia, avionët amerikan merrnin pjesë mbi 60 % të sulmeve.
_____________________________________________________
1 HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 7.
2 Plotting a True Course, Reflections on USAF Strategic Attack Theory and Doctrine : the Post-World War II Experience, 2003, faqe 213; Night Hunters, A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head · 2012, faqe 386.
3 HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 10; Night Hunters: A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head, faqe 389.
4 https://www.globalsecurity.org/military/ops/allied_force_orbat_trends.htm.
5 HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/.
6 https://www.globalsecurity.org/military/ops/kosovo_orbat.htm.
NATO, përdori 59 baza ajrore në 12 vende, për kryerjen e Operacionit Forcat Aleate, prej të cilave 17 baza ajrore ishin në Itali, pasuar me Gjermaninë që ishin 6 baza, Britania e Madhe me 5 baza dhe Franca e Turqia me nga 4 baza.9 Italia më shumë se çdo vend tjetër i ofroi bazat e saj ajrore, që të përdoren nga aleatët e NATO-s, për ta bombarduar Jugosllavinë.10
Bazat ajrore që kishin prezencë të avionëve ushtarak të SHBA-së pas Luftës së Ftohtë, nga 25 të tilla me 850 avion, kishin rënë në 6 të tilla me 174 avion në Europë, ato ishin: Aviano në Itali, Inçirlik në Turqi, Lakenheath dhe Mildenhall në Britani të Madhe dhe Ramsten dhe Spangdahlem në Gjermani, e që ky numër ishte minimal, derisa në Operacionin Forcat Aleate, SHBA e shtoi në 10 baza ajrore me 207 avion.11 Bazat ajrore në Europë, që avionët e SHBA-së i përdorën në fillim të Operacionit Forcat Aleate, ishin 10 të tilla: Faiford dhe Mildenhall në Britani, Tamstein dhe Rhein-Main në Gjermani, Istres në Francë, Moron në Spanjë dhe Aviano, Brindizi, Cervia dhe Sigonella në Itali,12 e që në fund të misionit arriti në 22 baza ajrore në tokë në 8 vende të Europës, e ato ishin: Geilenkirchen, Ramstein, Rhein-Main dhe Spangdahlem në Gjermani, Brize-Norton, Fairford, Lakenhealth, Mildenhall në Britani, Istres dhe Mont de Marsan në Franc, Moron në Spanjë, Ferihegy dhe Taszar në Hungari, Aviano, Brindizi, Cervia, Giola del Colle, Sigonella, Trapani në Itali, Souda Bay në Kretë dhe Inçirlik dhe Badima në Turqi.13 Kurse helikopterët Apache, ishin vendosur në Tiranë.14 Avionët ushtarak amerikan, operuan vetëm 1% nga Misuri i SHBA-së,16% nga ajroplanbartëset dhe 83% nga bazat ajrore në vendet e NATO-s në Europë. Pos avionëve të rëndë bombardues B-2, që u përdorën nga baza amerikane në Misuri të SHBA-së, të gjithë avionët e tjerë të SHBA-së, operuan nga bazat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, në Europë dhe nga ajroplanbartëset e SHBA-së.
Grafikoni 1. Bazat ajrore që përdori NATO, për Operacionin Forcat Aleate.[1]
[1] S: Jane’s Defence Weekly, “Operations Allied Force/Allied Harbour/Joint Forge—Order of Battle/Basing 1 June 1999,” on Jane’s website, http://www.janes.com/defence/features/kosovo/airassets.html , February 24, 2000;
Federation of American Scientists, Operation Allied Force Kosovo Order of Battle, http://www.fas.org/man/dod-101/ops/kosovo_orbat.htm , February 24, 2000.
Grafikoni 2.Bazat ajrore prej nga kanë operu avionët sulmues dhe tanker të NATO-s, gjatë Operacionit Forcat Aleate. 16
Grafikoni 3. Avionët amerikan që u përdorën për bombardimin e Jugosllavisë, nga bazat ajrore ushtarake të vendeve të ndryshme antare të NATO-s.
[1] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 11.
Grafikoni 4. Bazat ajrore në tokë, që avionët ushtarak të SHBA-së, i përdorën në përfundim të Operacionit Forcat Aleate.[1]
[1] https://www.gao.gov/assets/gao-01-461.pdf, faqe 6.
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.