Sfida e dytë për Shqipërinë, ajo ndaj Francës, pritet të sjellë dhe ndryshime në formacionin që Gianni De Biasi ka menduar të hedhë në fushë që nga minuta e parë.
Trajneri Gianni De Biasi pritet të ndryshojë në mesfushë. Mundësitë janë aktivizimi i Andi Lilës dhe Ledian Memushajt.
Ky i fundit ndihmoi sulmin në miqësoren e para një viti në Elbasan me përfaqësuesen franceze. Arlind Ajeti mendohet të zëvendësojë Lorik Canën e pezulluar, në qendër të mbrojtjes.
Ergys Kaçe, i cili pati një problem në gjurin e majtë duke mos u stërvitur dje paradite, por iu bashkua në seancën e pasdites, mund ta nisë nga stoli. Në sulm, favorit është përsëri Armando Sadiku. Takimi me Francën është tepër i rëndësishëm për ecurinë në finalet e Evropianit, një debutim absolut i Shqipërisë në një turne madhor. Ndeshja luhet nesër në mbrëmje në Marseielle. /RTKlive.com