Tregu vendor në masë të madhe ka filluar që çdo ditë e më shumë të jetë i furnizuar me pemë e perime të prodhuara në vend.

Pas dredhëzave dhe qershive, tani është radha e pemëve të tjera sezonale, e sikurse edhe për të parat, edhe për tjerat pemtarët kanë filluar vjeljen dhe dërgimin e tyre në treg.

Ministria e Bujqësisë në faqen e saj në Facebook, shkruan se “Toka jonë na sjellë çdo ditë lajme të mira. Sot e kemi për nekatrinën, një pemë jashtëzakonisht e mirë dhe e shëndetshme”.

Ministria e Bujqësisë promovon nektarinën vendore (Foto) 1

“Disa fermerë që e kultivojnë kanë filluar sot vjeljen, pasi ajo është pjekur dhe bërë gati për tryezat tona”.

“Keto foto janë bërë sot dhe nektarinat shihen të jenë mjaftë të shëndetshme. Sektori i pemëve është me potencial në Kosovë dhe ministri Krasniqi e ka deklaruar se nga viti i ardhshëm do të ketë edhe më shumë rritje të mbeshtetjes për këtë sektor, si në grante ashtu edhe në subvencione”, shkruan në postimin e ministrisë së Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë promovon nektarinën vendore (Foto) 2

/lajmi.net

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE