Qeveria e Kosovës ka hartuar strategjinë kombëtare për zhvillim 2016-2021.

Kjo strategji pretendohet të jetë udhërrëfyes i prioriteteve të cilat do të jenë kryefjalë kryesore për rritjen ekonomike dhe fuqizimin e sektorit privat.

Kështu ka thënë kryeministri Isa Mustafa në hapjen e takimit të iniciuar për përgatitjen e kësaj strategjie. Ai po ashtu ka vlerësuar këtë strategji si shumë të rëndësishëm, duke thënë se nuk dëshiron që ky dokument të mbetet vetëm dokument por të realizohet gjatë periudhës së ardhshme.

“Ne jemi të përcaktuar që fokusi dhe kryefjala e kësaj strategjie të jetë rritja ekonomike e vendit e cila do të mundësoj punësim më të madh dhe të mundësoj po ashtu konkurrencë më të madhe në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Integrim më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ngritje të mirëqenies… Strategjia kombëtare për zhvillim përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse në kontekstin e adresimit të sfidave më kritike të zhvillimit të Republikës sà « Kosovës . Kjo strategji përndryshe do të jetë dokument planifikues që do të përmbaj një pako të prioriteteve gjatë 5 viteve të ardhshme do të thotë nga viti 2016 deri në viti 2021”, tha Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se do të përqendrohen në projektet dhe investimet strategjike.

“Rritja ekonomike në periudhën e ardhshme do të synohet të arrihet nëpërmjet renditjes së qartë dhe objektiv të prioriteteve apo e thënë ndryshe të prioritetit të prioriteteve , përqendrimit në projekte dhe investime strategjike ,rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e jashtme, zhbllokimit të potencialeve dhe të aseteve material financiare deri tani të pa shfrytëzuara siç janë pasurit minerare , energjetike, pronat tokësore , fondet financiare që momentalisht ndodhen jashtë përdor imit dhe jashtë shfrytëzimit ekonomik . Së bashku me strategjinë kombëtare për zhvillim do ta adaptojmë edhe kornizën legale e cila do të mundësoj tërheqje të investimeve të huaja dhe do ta bëjë vendin tonë konkurrentë në ofertën për tërheqjen e këtyre investimeve, ka Mustafa.

Ndërsa, ministri i financave Avdullah Hoti, ka thënë se kjo strategji buron nga politikat e qeverisë aktuale.

“Është program i parë inicial nga i cili buron nga politikat e kësaj qeveria. Tani po planifikojmë që në kuadër të strategjisë kombëtare për zhvillim ta bëjmë këtë program qeverisës më detal dhe më teknik ku janë masat konkrete për realizimin e këtij programi me kosto të përkatëse. Kemi formuar disa grupe punuese në bazë të temave të kësaj strategjia”, tha Hoti.

Kurse, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se është dashur shumë kohë më parë qeveria të ketë një strategji të tillë.

“Mendoj që sa e sa kohë është dashur që ne ta kemi një strategji kombëtare për zhvillim. Mendoj që ndër vite të gjithë ata që kanë qenë pjesë të hartimit të planeve të ndryshme strategjike ndër vite ne i kemi pasur shumë strategji sektoriale të cilat është nevojitur që pastaj të sintetizohen në një dokument të tillë…Ne i kemi një pjesë të dokumenteve strategjike të planeve afat mesme , afatgjata po edhe afatshkurtra që reflektojnë politikat sektoriale…Duhet të ketë një ndërlidhej të mirë të këtij plani me plate të tjera që i kemi që mos të ketë më siç të ketë më siç ka ndodhur ndoshta edhe në të kaluarën të themi gjërat të cilatnuk kanë qenë të bashkërenduara mirë apo dokumentet të cilat nuk janë nënrenduar mirë me njëra tjetrën”, tha Stavileci.

Ky është takimi i parë i iniciuar për përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillim 2021, pas vendimit që kishte marrë Mustafa në qeveri për themelimin e grupit punues. Mustafa ka thënë po ashtu se kjo strategji nuk do të jetë e pa ndryshueshme dhe statike do të ketë mundësi të ndryshimit. / RTKLive

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE