Pep Guardiola tregohet realist.

Tifozët e Bayernit prisnin që skuadra e tyre të arrinte një tjetër sukses të trefishtë gjatë këtyre dy viteve me trajnerin spanjoll në krye por bavarezët nuk e kanë realizuar një objektiv të tillë dhe kritikat për ish teknikun e Barcelonës kanë qenë të shumta. Sipas Guardiolës nëse te Bayerni kërkojnë një tjetër sukses të trefishtë sic bënë me Jup Heynckes në 2013-n duhet të gjejnë një tjetër person për të drejtuar skuadrën, edhe pse 44 vjecari iberik e ka shprehur shpeshherë se dëshiron të qëndrojë gjatë në stolin e kampionëve të Gjermanisë. Nëse në sezonin e tij të parë me Bayernin, Guardiola fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë këtë vit spanjolli u mjaftua vetëm me titullin e Bundesligës duke u eliminuar në gjysmëfinale si në Champions League ashtu edhe në Kupë.
” Nëse klubi i Bayernit të Mynihut kërkon një trajner që të fitojë të tre trofetë sezonalë cdo vit, unë nuk jam personi që ata dëshirojnë. Unë nuk jam edhe aq i zoti për ta bërë dicka të tillë. Kam vënë re se njerëzit flasin shumë këtu, këshilla ime për kritikët e mi është të qetësohen. Këta njerëz duhet të tregojnë më shumë respekt për skuadrën që është shpallur kampione e Gjermanisë. Champions League mund të jetë kompeticioni më i rëndësishëm në nivel klubesh por për ne fakti që kemi triumfuar në Bundesligë është një gjë e jashtëzakonshme”.
Bayerni do të kërkojë ti bëjë një mbyllje sa më të mirë sezonit dhe njëkohësisht të evitojë disfatën e 4-t radhazi në kampionat që nga momenti që këta të fundit janë shpallur kampionë kur të përballet me Mainz këtë të Shtunë.

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE