Flamur Hasani nga Ferizaj, ishte akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, kryerjen e të cilit krim ai e ka mohuar vazhdimisht. Tani ai kërkon kompensim nga shteti për kohën e kaluar padrejtësisht në burg.

Flamur Hasani nga Ferizaj pas mbajtjes në burg për më shumë se shtatë vjet para disa muajsh është shpallur i pafajshëm. Ai ka qenë i dënuar me 25 vjet burg për ngufatjen e të dashurës në ujë.

Hasani thotë se ka bërë përpjekje për zbardhur pafajësinë e tij pasi siç thotë vetëm i kishte ofruar asaj ndihmën e parë. Por Gjykata vendosi në bazë të rezultatit të mjekësisë ligjore, raporton televizioni publik. Pafajësia e tij u shpall vetëm atëherë kur bëri kërkesë në Gjykatën Supreme e cila pas ekspertizave të bëra e shpalli të pafajshëm Flamurin.

Rasti i Flamurit nuk është i vetmi që pas disa vjetëve burgim shpallet i pafajshëm. Ai thotë se do të kërkojë kompensim për dëmin e shkaktuar për gjatë këtyre viteve.

Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në vitin 2014 162 persona kanë kërkuar kompensim të dëmit.

Drejtori i Departamentit Ligjor të Këshillit Gjyqësor Astrit Hoti ka thënë se për një ditë të mbajtur në paraburgim 1 person kompensohet me 12 euro ndërsa për një ditë në arrest shtëpiak kompensimi është 10 euro.

/Koha.net

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE