Veshke
Një nga problemet e shpeshta në rrethin tonë paraqesin gurët në veshkë apo tëmth. Problemi më së shumti shkaktohet nga uji dhe ushqimi. Si të tentoni për t’i shmangur metodat me dhimbje të medicinës konvencionale po ju paraqesim reçetën popullore të provuar për tretjen dhe nxjerrjen e gurëve nga organizmi.

 

Ilaçi për tretjen e gurëve në veshkë dhe tëmth

Përbërësit:

 

250 gr sheqer pluhur,
0.25 l vaj ulliri ekstra të virgjër (eko),
250 gr limon me lëvozhgë
250 gr rrënjë majdanozi (të bluara) dhe
250 gr mjaltë

(apo sasi të njejta të të gjithë përbërësve)

Udhëzim:

Limonin e lani mirë dhe nëse është i spërkatur e pastroni nga kimikatet. Këtë mund ta bëni me përzierjen për pastrimin e frutave, të cilën reçetë për përzierjen dhe proçedurën mund ta gjeni këtu. Pasi ta pastroni limonin, e preni në copëza dhe e bluani sa më imët në ‚blender‘ apo mulli elektrik, rrënjët e majdanozit i qëroni, preni në copëza dhe i bluani sikurse limonin. I përzieni të gjitha dhe i shtoni mjaltin, vajin e ullirit dhe sheqerin pluhur. Përbërësit i përzieni aq gjatë deri sa masa të njëjësohet

Për problemet me gurë në veshkë dhe tëmth duhet marrë një lugë gjelle të përzierjes në mëngjes para se me ngrënë dhe në mbrëmje para se me fjetë. Masën duhet ruajtur në frigorifer gjatë tërë kohës edhe atë në kavanoz qelqi sepse është e paqëndrueshme. Për zgjidhjen e shumë problemeve me rërën apo gurët në veshkë dhe tëmth duhet pirë dy sasi të caktuara më parë. (Pasi të përfundoni të parën atëherë përgatitni masën e dytë sepse prishet lehtë dhe bëhet me sasi prej 250 g për përbërës). Përzierja është përgatitur dhe testuar me qëllim tretjen e gurëve dhe është shumë efektive.

Përzierja ka shije shumë të këndshme, kurse përbërja e saj është shumë e shëndetshme edhe për qëllime tjera ashtuqë edhe anëtarët tjerë të familjes mund ta përdorin bashkë me personin që vuan nga gurët në organizëm. Është me rëndësi të ceket se gjatë kohës së përdorimit të terapisë duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, më së miri ujë.
Reçetat tjera

Në linkun e njejtë mund të gjeni edhe komente të dobishme me të cilët lexuesit ndajnë përvojat e tyre. Po ju paraqesim disa nga ato.

Ereza: „Burri im u lirua nga gurët në veshkë duke pirë limon dhe vaj ulliri“.

Astriti: “ Në shkurt të 2012 kam pasur dhimbje të forta sepse më ka lëvizur guri në veshkë për të cilin nuk e kam ditur. Mbarova në spital. Kam përdorur këtë reçetë duke bërë një masë me nga 1/2 kg të përbërësve, por në vend të rrënjëve kam përdorur fletat e majdanozit. Që atëherë nuk kam pasur probleme, kurse gjatë kontrollit me ultrazë shihet gjithçka pastër. Ju rekomandoj ta përdorni të ngrohtë“

Edona: „Njoh dy persona që me ultrazë ju kanë paraqitur gurë në veshkë dhe pas dy javëve duke pirë nga 2 l çaj majdanozi (të tharë) në ditë guri është tretur, gjegjësishtë, nuk është paraqitur më në ultrazë. Njëri nga këto është nëna ime e cila ka 75 vjet. Në një litër ujë të vluar shtoni 3 lugë gjelle të majdanozit të tharë dhe të imtësuar dhe pas 5 minutash e kulloni … e pini të nxehtë apo të ftohtë, e njejtë“.

Sara: „1/2 kg mjaltë natyral, 1/2 kg vaj ulliri dhe 1/2 kg limon të bluar … dhe pini çdo mëngjes nga një lugë gjelle para ushqimit. Unë kam pasur guri në tëmth, dhimbje të tmerrshme, nuk doja të operohem dhe bëra mirë … ndihmon 100 %“.

Tom: „Meqë kam probleme me veshkët gjatë 15 viteve mbrapa do ta ndaj me ju reçetën e cila me siguri thyen gurin. Para 15 viteve kisha sulm dhimbjesh në veshkë dhe u zbuluan se kisha 10 gurë, 6 në njërën dhe 4 në tjetrën veshkë, që të gjithë me madhësi të njejtë prej 1 cm. Pasi nxorra një gur, u zbulua se kam gurë kristalorë, po mendoj si përbërje kimike. Këto janë gurët më të këqinj të mundshëm sepse nuk mund të thyhen as me laser. Pas afro gjysmë viti vuajtje, një plakë, që do ta kujtoj gjatë tërë jetës, më tregoi për reçetën e cila me siguri më shpëtoi jetën. Tërshëra e thjeshtë, që çdokush në fshat e ka, por edhe në qytet e gjeni lehtë. Kam pirë çaj një muaj dhe mjeku nuk ka besuar se nuk kam më asnjë gurë, kurse unë as që i kam hetuar gjatë daljes së tyre sepse tërshëra i ka thyer plotësisht. Do të thotë 1 l ujë, 5 lugë tërshërë. Kur uji vlon tërshëra e larë shtohet dhe zihet edhe për 10 minuta, kur të fundoset e tëra llogaritet se është zier. Të kullohet dhe të pihen dy gota prej 2 dl në mëngjes menjëherë pas zgjimit nga gjumi dhe dy në mbrëmje. Pihen për shtatë ditë me rradhë dhe pastaj bëhet pushim prej shtatë ditësh. Tërshërën është më së miri ta zieni në mbrëmje, kulloni dhe pastaj ta pini të nesërmen. Është me rëndësi të pihet 7 ditë dhe pushim 7 ditë.

Ky çaj mua më ka ndihmuar, por edhe shumë shokëve, ashtuqë shpresoj se do të ju ndihmojë edhe ju!

Përveç kësaj të cekë se kam përdorur edhe çajin e mësipërm prej majdanozi dhe mjalti, por mua më ka ndihmuar tërshëra… Natyrisht që duhet të ndërpritet pirja e çajit kur zgjidhet problemi, por kur veshka fillon krijimin e gurëve ato i bën gjatë tërë jetës. Unë pra pi një apo dy muaj dhe pastaj pauzoj për gjashtë apo më tepër muaj dhe që atëherë e mbaj vehten në kontroll. Duhet gjetur tërshërë që nuk është e spërkatur me lloje të ndryshme të kimikateve. Nëse ndokujt i ndihmon ashtu si mua do të jam i lumtur“.

/index.al/

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE